Prononcimi i trajnerit të Tiranës, Vangjel Mile, pas ndeshjes, Bylis-Tirana, 0-0
“Ishim përgatitur për një ndeshje të tillë të vështirë. Bylisi është ekip agresiv, që na krijoi probleme. Nuk jam i kënaqur nga rezultati, kishim mundësi të merrnim më shumë nga kjo ndeshje. Jemi në kolaudim e siper. Presim edhe 2-3 lojtarë që nuk janë në formë sportive. Jemi në rrugë të mbarë. Jemi në bisedime me një qendërmbrojtës. Pjesa tjetër është OK. Nuk është momenti për të marrë lojtarë, nuk ka kohë më. Duhet të konsolidohemi sa më shpejt.
Do doja më shumë nga kjo sfidë, po mundoheshim të dilnim rrjedhshëm, nuk krijuam shumë raste dhe nuk ishim agresiv në sulm. Nëse do ta kishim bërë këtë, do të kishim dalë me 3 pikë nga kjo sfidë.
Në ndërtimin e lojës taktike, kur topi ishte te portieri, përpiqeshim të krijonim superioritet. Nuk ishim shumë kërkues në gjysmëfushën kundërshtarën. Gjërat do të kishin vajtur shumë më mirë po të kishte funksionuar kjo gjë. Duhet të përmirësohemi në këtë pjesë. Do këmbëngul dhe në vazhdimësi do të menaxhojmë lojën dhe rritmin, më pas edhe rezultati vjen.
Kola me shumë mundësi mund të humbasë sezonin. Kemi edhe mungesën e Metës, që është polivalent. Me këta lojtarë e kishim kompletuar fazën mbrojtëse. Dëmtimi i Dembelesë nuk është shumë serioze. Jemi në pritje të një lojtari cilësor në qendër të mbrojtës. Tabeku i bën të dyja pozicionet sulmues krahu dhe qendre. E ka bërë numrin 9 edhe tek ekipet e tjera.
Duhet të jemi pragmatist. Gjithccka do ia lemë fushës së lojës. Nëse nuk shënojmë dhe nuk japim maksimumin. Objektivi është të triumfojmë, gjithmonë me mbështetje nga të katërta anët. Objektivat janë madhore, në këtë klub nuk mund të kesh objektiv vetëm katërshen e parë. Duke parë duke bërë”, u shpreh për emisionin Super Gol në RTSH Sport, trajneri i bardhebluve, Vasngjel Mile.