Tre lojtarë të formacionit: Visar Lleshi, Mario Lugaj, Viktor Bazhdari i janë larguar Vllaznisë në volejboll meshkuj i pari tek Studenti, i dyti tek Drita e Kosovës dhe i treti në Austri për studime. Largime këto që kanë lënë një boshllkëk jo të vogël në kampin kuqeblu.
Megjithatë, trajneri Artan Kalaja ka nisur stërvitjet me kontigjenin që ka në dispozicion duke u përgatitir për sezonin e ri sportiv. Në pononcimin e dhënë për Veriu Sport, tekniku kuqeblu, kërkon nga presidenca dhe Bashkia Shkodër mbështetje për t’i zëvendësuar në mënyrë që Vllaznia të jetë dinjitoze në kampionat.
Sipas kalendarit të Kampionatit Kombëtar 2025-2026, i cili pritet të nis nga mesi i muajit shtator, Vllazninë do ta luajë javën e parë në shtëpi përballë Skënderbeut të Korçës. Prandaj, ditët që ka në dispozicion, kërkon t’i shfrytëzojë për një stërvitje akoma më intensive, me shpresë se do të bëhet e mundur edhe përforcimi i skuadrës me elementë të huaj, pasi nga Kampionati Shqiptar, është krejt e pamundur duke qënë se ekipet janë konsiliduar në merkato.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të volejbollit Vllaznia meshkuj, Artan Kalaja dhe pamje nga proçesi stërvitor, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar: Veriu Sport-YOUTUBE.



