Thursday, November 20, 2025

(Video) Çfar bëhet me portjerin Kristi Qarri? I spostuar tek Vllaznia B, drejtuesit e klubit lëshuan një sinjal për rikthimin tek A-ja, pasi gardiani është akoma nën kontratë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Me ardhjen e portjerit gjerman Leon Pohls, tekniku Edi Martini spostoi nga formacioni portjerin Kristi Qarri, i cili pas një dëmtimi të gjatë, nisi të luante titullar në portën kuqeblu. Madje, Qarri, lëshoi jo vendin e titullarit, por e spostuan tërësisht nga skuadra e parë duke mbajtur në dispozicion treshen e portjerëve Pohls, Jukaj dhe Bunjaj.

Sytë e të gjithëve ishin tek portjeri gjerman Leon Pohls,, por edhe pse i projektuar për të luajtur titullar, luhatjet e tij në ndeshjet miqësore nuk e bindën Martinin ta gradonte në portë duke ia dhënë këtë mundësi portjerit shkodran Aron Jukaj.

Qarri, i cili vazhdon të jetë nën kontratë me Vllazninë, aktualisht është rekomaduar të jetë pjesë e Vllaznisë B, por edhe aty, çuditërisht, në miqësoren e Vllaznisë B kundër FC Basania nuk e aktivizuan fare duke mos i dhënë asnjë minutë në fushën e lojës.

Për të mbajtur formën e tij sportive, krahas seancave tek Vllaznia B, Qarri, merr një ngarkesë shtesë suplementare me seancat stërvitore individuale. Me dashamirësinë e presidentit të KFF Vllaznia, Lazër Matija, Qarri është lejuar të jetë pjesë e seancave stërvitore të Vllaznisë së femrave duke u stërvitur me trajnerin e portjerëve Fabiol Rexhepi.

Lajmet më të fundit, për mundësinë e largimit të portjerit Aron Jukaj jashtë vendit, janë shoqëruar me mundësinë e rikthimit të Qarrit tek skuadra A. Një gjë e tillë ndodh edhe për faktin se Kristi Qarri është nën kontratë me KF Vllaznia, dhe për këtë në listën e federimit depozituar pranë FSHF-së, Qarri është pjesë e kësaj liste.

Kështu, në pritje të një vendimi zyrtar nga drejtuesit e klubit kuqeblu, përfshirë edhe stafin teknik, Kristi Qarri vazhdon me seriozitet dhe intensitet stërvitjet me Vllazninë B si dhe ato individuale shtesë, në mënyrë që çdo vendim i marrë për rikthimin e mundshëm tek Vllaznia A, apo në ndonjë skuadër tjetër të kampionatit shqiptar apo jashtë ku ai ka kontakte, ta gjejë atë sa me të përgatitur dhe në formën e duhur sportive.

(Video) Pamje nga stërvitja individuale e portjerit Kristi Qarri me trajnerin e portjerëve të Vllaznisë së femrave, Fabiol Rexhepi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img