Elbasani-Dinamo 1-0(Shënues: Bunjaku 51’)
Elbasani-Dinamo, takim i luajtur mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” prej orës 19:00, i ka pasur të gjitha.
Penallti e akorduar për Elbasanin dhe më pas e anuluar, por me një karton të kuq për Alijin, i cili ndali në mënyrë të gabuar Diallo duke e lënë Dinamon me një futbollist më pak në fushën e lojës përmbi 60-të minuta.
Elbasani përpiqet të shfrytëzojë epërsinë numerike duke e kërkuar golin me disa raste të regjistruara në portën mike, por që 45 minutat e para mbyllen në barazim, 0-0.
Rezultati do të zhbgllokohej në pjesën e dytë, dhe pikërisht në minutën e 51-të, kur Bunjaku merr një top të saktë nga Loukili në anësorja, dhe me një gjuajtje të saktë tund rrjetën dinamovite.
Dinamo nuk dorëzohet, dhe nën drejtimin e Dajës 2, Glenit, djalit të trajnerit të parë Ilir Daja, e përmirësojnë ndjeshëm lojën e tyre duke mos e ndjerë fare mungesën e një lojtari. Me disa raste radhazi, Dinamo, mund të shënonte për tu larguar me një pikë nga Elbasani, por vendasit arritën ta mbajnë në fuqi avantazhin e minutës së 51-të duke e fituar të gjithë ndeshjen 1-0.