Elbasani mund Dinamon 1-0. Vendos goli i Bunjakut , përballë një Dinamo me 10-të futbollistë nga minuta e 30-të

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elbasani-Dinamo 1-0(Shënues: Bunjaku 51’)

Elbasani-Dinamo, takim i luajtur mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” prej orës 19:00, i ka pasur të gjitha.

Penallti e akorduar për Elbasanin dhe më pas e anuluar, por me një karton të kuq për Alijin, i cili ndali në mënyrë të gabuar Diallo duke  e lënë Dinamon me një futbollist më pak në fushën e lojës përmbi 60-të minuta.

Elbasani përpiqet të shfrytëzojë epërsinë numerike duke e kërkuar golin me disa raste të regjistruara në portën mike, por që 45 minutat e para mbyllen në barazim, 0-0.

Rezultati do të zhbgllokohej në pjesën e dytë, dhe pikërisht në minutën e 51-të, kur Bunjaku merr një top të saktë nga Loukili në anësorja, dhe me një gjuajtje të saktë tund rrjetën dinamovite.

Dinamo nuk dorëzohet, dhe nën drejtimin e Dajës 2, Glenit, djalit të trajnerit të parë Ilir Daja, e përmirësojnë ndjeshëm lojën e tyre duke mos e ndjerë fare mungesën e një lojtari. Me disa raste radhazi, Dinamo, mund të shënonte për tu larguar me një pikë nga Elbasani, por vendasit arritën ta mbajnë në fuqi avantazhin e minutës së 51-të duke e fituar të gjithë ndeshjen 1-0.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit-Grupi B/Nuk ka fitues në duelin Kanada-Bosnje. Boshnjakët kaluan të parët në avantazh me Lukiç, kanadezët barazojnë me Larin

Kanada-Bosnje 1-1(Golat:Larin 78'/Lukiç 21') Kanada:Krepeau,Xhonston,Fugeroles,Kornelius,Lareia,Bucanan(Ahmed 61'),Kone,Eustakio,Milar(Safelburg 61'),Xh.David(P.David 61'),Oluvasei(Larin 76'). Trajner: Xhesi Marsh Bosnjë:Vasilj,Dediç,Muharemoviç,Katiç,Kolasinac(Burniç 84'),Bajraktareviç(Suniç 74'),Tahiroviç,Basiç(Gigoviç 61'),Memiç(Alajbegoviç 74'),Demiroviç,Lukiç(Bazdar 61'). Trajner:Sergej Barbarez Gjyqtarë:Fakundo Tejo,Pablo...
- Advertisement -spot_img