Monday, January 12, 2026

Nuk ka fitues në “Niko Dovana”. Teuta-Vora, e mbyllin në barazim 1-1, por me një karton të kuq dhe 12 të verdhë në protokoll

Lexo

- Reklamë -spot_img

Teuta-Vora  1-1(Shënues:  Shehi(Au) 32’/Tabaku 76’)

Teuta nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Vorës në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana”, në një sfidë, ku arbitri nxori 13-të herë kartonin nga xhepi Nga këto, një ishte I kuq në dëm të Vorës, ndërkohë që 12-të të tjerë ishin kartona të verdhë..

Durrsakët kaluan të parët në avantazh pas gjysmë ore lojë me një autogol të Shehit, ndërsa barazpesha u vendos në pjesën e dytë nga një gol i Tabakut.

Skuadra e Vorës luajti me një lojtar më pak në 10 minutat e fundit për shkak se Vrapi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Një barazim që gëzon më shumë skuadrën vorake, e cila ngjitet në kuotën e 4 pikëve(1 fitore, 1 barazim, 1 humbje). Teuta, e cila ka luajtur dy ndeshje(2 barazime) është në kuotën e 2 pikëve.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img