Pogradeci-Skënderbeu 0-1
Goli:Tajo 90+3’
Pogradeci: Staniç,Toshevski,Pere,Samake,Zguro,Danladi,Sodiq,Makafui,Rodriges,Ezekiel,Krasniqi Trajner: Ardian Mema
Skënderbeu: Alia,Vangjeli,Randi,Vaskez,Shaqe,Estrela,Salim,Janaqi,Çuçka,Gjata,Nasr Trajner:Ernest Gjoka
Gjyqtarë:Kreshnik Cjapi,Ilir Tartaraj(Fier),Rexhep Muzhaqi(Elbasan),Olsid Ferataj(Patos) Var:Adrian Beqiraj(Tiranë) Avar:Erjon Bylykbashi(Elbasan) Delegat:Besnik Çela(Tiranë) Vëzhgues:Prek Pjetrushi(Lezhë)
Ndeshja derbi e juglindjes nis e fortë me duele të shumta dhe me pak raste në 15-të minutat e para, madje nuk kursehen as kartonët e verdhë qysh në fillim.
Në minutat e para është Pogradeci që kërkon 11-metërsh, teksa Randi ndërhyn ndaj Ezekiel, por gjyqtari kryesor Cjapi vazhdon lojën.
Pavarësisht luftës në mesfushë, rastet jan me pikatore, për të mos thënë se të dy portierët mbeten të pashqetësuar edhe pse kronometri shënon minutën e 20-të.
Ëdhe Skënderbeu pretendon për 11-metërsh, pasi është Toshevski që prek topin me dorë, por për gjyqtarin dhe sistemin Var është vetëm goditje nga këndi.
Ka acarime në fushën e lojës dhe prostesta nga korçarët, por loja vazhdon, madje u deshën tre minuta që loja të qetësohet.
Në fundin e pjesës së parë është Çuçka për Skënderbeun që del përballë portës, gjuan dhe potieri i Pogradecit bën heroin duke shpëtuar portën.
Ndërsa pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura, edhe pse rastet nuk munguan.
Pjesa e dytë nis me Skënderbeun më kërkues ku në 15-të minutat e para me futbollistët Nasr, Tajo dhe Çuçka që provon por nuk arrin të gjej golin e avantazhit.
Përgjigjet Pogradeci me Ezekiel por portieri Alia e ndal, duke mos lejuar që porta të prekej.
Skënderbeu kërkoj me ngulm të zhbllokonte rezultatin dhe futbollistët Nasr, Musa,J anaqi provojnë me gjuajtje nga distanca por sërish gol nuk ka.
Pogradeci për pak sa nuk zë në befasi Skënderbeun dhe në dy momente është sulmuesi Greca që mundohet të vërë në vështirësi portierin Alia por ky i fundit bëhet mur i pa kalueshëm për vendasit.
Minutat e fundit bëhen mjaftë interesante dhe fillimisht Nasr provon me një gjuajtje nga distanca dhe që pritet nga portieri Staniç.
Më pas, teksa pritej vërshëllima përfundimtare është Skënderbeu që pas një topi të gjatë nga thellësia e mbrojtjes gjendet i lirë sulmuesi Tajo i cili gjen golin e avantazhit në minutën e 93-të.
Një gol që çon në delir korçarët ndërsa Pogradeci del pa pikë në një ndeshje plotë spektakël dhe ritëm.
Fatos LAMAJ



