Sunday, January 18, 2026

La Liga-Vedat Muriqi i jep barazimin Majorkes ndaj Atletic Madrid. Goli i tij i katërt personal, një më pak sesa Mbappe

Lexo

- Reklamë -spot_img

Marash Kumbullës i është dashur sot që të largohet nga fusha e lojës pas vetëm 36’ lojë pasi pësoi një tërhqeje muskulore. Sipas medieve spanjolle mbrojtësi shqiptar ditën e nesërme do t’i nënshtrohet vizitave më të imtësishme ku edhe do të mësohet diçka më shumë rreth periudhës që do t’i duhet mbrojtësit për tu rikuperuar.

Sa i përket ndeshjes skuadra e Mallorca-s arriti që të merrte një pikë në shtëpinë e saj edhe pse përballë kishte formacionin e Atletic Madrid. Ndeshja u zhbllokua nga miqtë falë Julian Alvarez, por në pjesën e dytë ishte Vedat Muriqi ai që konfirmoi momentin pozitiv që po kalon duke shënuar golin e barazimit, i cili ishte edhe edhe goli i katërt i tij personal në këtë sezon të La Ligës. Sulmuesi dardan është vetëm një gol larg golashënuesit të kampionatit, Kylian Mbappé (5 gola).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img