Besnik Dizdari, votoi fituesin e “Topit të Artë 2025”, Ousman Dembele. Mësoni emrat e listës së gazetarit sportiv shkodran, pjesëmarrës prej 10 vitesh në anketë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Edicioni i “Topit të Artë” për vitin 2025 është mbyllur me fitoren e Ousman Dembele, i cili kurorëzoi në këtë mënyrë suksesin e jashtëzakonshëm me fitoren e Ligës së Kampioneve pak muaj më parë duke qenë padyshim protagonisti i ecurisë së PSG-së.

Ai ka mundur në votim Lamin Jamal, më një “luftë” që ishte mjaft e ndezur, për shkak të shpërthimit të jashtëzakonshëm të talentit spanjoll. Por si ka qenë vota e Shqipërisë, e hedhur nga gazetari Besnik Dizdari?

“Panorama Sport” ju sjell të plotë votimin e 10 emrave sipas radhës nga gazetari i njohur sportiv shqiptar i cili është prej shumë vitesh pjesëmarrës në këtë votim.

1 – Ousman Dembele

2 – Kol Palmer

3 – Lamin Jamal

4 – Kilian Mbape

5 – Xhanluixhi Donaruma

6 – Zhoao Neves

7 – Vitinja

8 – Herri Kejn

9 – Ashraf Hakimi

10 – Viktor Gyokeres

Gjithashtu, ai ka votuar Xhanluixhi Donarumën si portierin më të mirë, Luis Enriken për trajnerin e vitit dhe PSG-në si klubin e vitit.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Besëlidhja mund kryesuesen Besa dhe nis ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Kategoria e Parë-Java e katërt

Besëlidhja-Besa 2-1(Shënues: Olamide 20', Bilali 45'/Prengaj 79') Kartonë të verdhë:Fetaj 45+1',Topallaj 46',Smaçi 49',Molla 65'/Prengaj 40',Rrena 50',Danladi 53' Besëlidhja:Molla,Topallaj,Janku,Bilali(A.Marku 71'),Alidema(Trashi 59'),Smaci(Hila 57'),Fetaj,Zabala,Shyti(Fusha...
- Advertisement -spot_img