Veteranët e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Hysen Dedja janë shpallur fitues të Kupës “Miqësia 2025”, aktivitet ky i organizuar nga veterani i futbollit shkodran, Hysen Zmijani, mbështetur nga Bashkia Shkodër, ndeshjet e të cilit u zhvilluan pasditen e së martës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, me pjesëmarrjen e katër ekipeve të veteranëve të futbollit: Vllaznia, Flamurtari, Kombëtarja e Shqipërisë dhe “Michigan United Eagles”, ekip ky i përbërë nga futbollistë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas shortit të hedhur, fillimisht janë luajtur dy ndeshjet e para gjysmëfinale, ku, dueli i parë ka qënë, veteranët e Vllaznisë dhe veteranët e Flamurtarit.
Pas barazimit, 0 me 0, falë saktësisë në gjuajtjen e penalltive nga Armando Cungu dhe Alban Hasani, si dhe pritjes së portjerit Eli Dervishi, Vllaznia u kualifikuan në finale.
Finalisti i dytë, doli nga dueli tjetër gjysmëfinale, veteranët e Kombëtares së Shqipërisë dhe ekipi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Michigan United Eagles”. Ndeshje kjo e dominuar dhe e fituar me rezultatin 3 me 0 nga veteranët e futbollit shqiptar të Mivchiganit.
Kësisoj, në prani të tifozërisë shkodrane që e ndoqi prej së afërmi aktivitetin nga tribuna e stadiumit “Loro Boriçi”, për të diskutuar fitoren e trofet të Kupës “Miqësia 2025”, u luajt ndeshja finale, Vllaznia-“Michigan United Eagles”.
Një finale e shoqëruar me rivalitet ku të dyja skuadrat kërkonin fitoren, por që, pas një pjese të para në barazpeshë, 0-0, ndeshjen e ka zgjidhur një gjuajte mjeshtrore e Valdano Nimanit duke kaluar në avantazh Vllazninë 1-0, avantazh, të cilin e mban në fuqi deri në fund të takimit duke u shpallur fitues të Kupës “Miqësia 2025”.
Gjatë ceremonisë së mbylljes së aktitivitetit, është bërë dorizimi i kupave përkatëse. Mjeku spotiv Zyhdi Çoba, i ka dorëzuar kupën e vendit të katërt trajnerit të ekipit kombëtar, Astrit Hafizi. Më pas ka qënë kryetari i Shoqatës së Rajonale të Futbollit Shkodër, Lazër Matija, a ii cili i ka dorëzuar trajnerit të ekipit të veteranëve të Flamurtarit, kupën e vendit të tretë.
Hysen Zmijani, veterani i nderuar i ftubollit shkodran, në cilësinë edhe të organizatorit të aktivitetit, i ka dorëzuar kapitenit të ekipit të vendit të dytë, Kolë Lulaj-“Michigan United Eagles” nga SHBA.
Momenti më emocionues ka qënë ai i dorëzimit të trofeut të ekipit fitues, ku në emër të organizatorëve, ka qënë kapiteni i Vllaznisë së sezonit të sivjetëm, Bekim Balaj, i cili i ka dorëzuar kupën, kapitenit të veteranëve të Vllaznisë, Armando Cungu.
Në mbyllje të aktivitetit, për nder të ekipeve pjesëmarrëse, organizatorët e aktivitetit kanë shtruar një darkë festive në Bar-Restorantin e KF Vllaznia, në katin e tretë të stadiumit “Loro Boriçi”, aty ku përshëndetjet, dhuratat simbolike, këngët e vallet tradicionale, e bënë edhe më të këndshme mbylljen e këtij aktiviteti për katër ekipet pjesëmarëse.
(Video) Pamje nga ceremonia e mbylljes së Kupës “Miqësia, ndërkohë që me pamje, episode dhe intervista marrë nga yjet e futbollit të katër ekipeve pjesëmarrëse, do t’i ndiqni në vazhdim në kanalin tonë zyrtar: Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



