Sunday, January 18, 2026

(Video) Gjimnastikë Artistike-Vllaznia, më e mira e Kupës së Republikes në Gjimnastiken Artistike. Spikati, gjimnastja e talentuar shkodrane, Amatia Lleshi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shkodra mirëpriti garat kombëtare të Kupës së Republikës për të gjitha grupmoshat, aktivitet ky i organizuar për dy ditë me radhë, e premte dhe e shtunë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Mbi 80-të sportistë, përfaqësues të 8 ekipeve më të mirë të vendit tonë konkuruan në disa disiplina duke u gjykuar nga arbitra të huaj të kategorisë ndërkombëtare.

Vllaznia e drejtuar nga trajneri Izmir Kashi dhe kolegët e tij, Latif Kashi dhe Shpresa Salja, ishte ekipi më i përgatitur i këtij aktiviteti duke fituar tre disiplinat kryesore të konkurimit.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, shkodrani Leonard Lulaj shprehet i kënaqur me zhvillimin e aktivitetit në Shkodër, ndërsa veçon ndër konkurentet, gjimnasten e talentuar shkodrane Amatia Lleshi, e cila sipas tij, së bashku me gjimnasten beratese, ishin më të spikaturit e këtij aktiviteti duke garantuar një të ardhme shumë të perspektives.

Presidenti Lulaj, tha gjithashtu, se komisioni teknik i FSHGJ, ka piketuar edhe emrat më të përgatitur të garave dy ditore të Shkodrës, të cilët do të jenë baza e Kombëtares së Shqipërisë që do të marrë pjesë në Ballkaniadën e Kroacisë.

Ndërsa, për trajnerin e Vllaznia, Izmir Kashi, fitorja e trofeve nga vajzat e ekipit të tij, është tregues i punës me këmbëngulje dhe seriozitet në proçesin stërvitor. Po kështu, Kashi ndjehet krenar që gjimnastet e tij të ekipit Vllanzia, përbërjën bazën kryesore të prfaqësueses kuqezi në garat e Kampionatit Ballkanik që zhvillohet në Kroaci.

Rezultatet teknike të Vllaznisë në Gjimnastikën Artiskike

Mosha 7-8 vjec

Hera Mustafa vendi i pare

Lea Qerimaj vendi i dyte  Megi Plavmyzhaj vendi i trete

Mosha 9-10vjec  kategoria A

Amatia Lleshi vendi i pare

Maria Zefi vendi i trete

Mosha 9-10 vjec kategoria B

Gjoela Neziri vendi i pare

Angela Preka vendi i trete

Mosha 11-12 vjec

Mishela Bitanji vendi i pare

Viktoria Simoni vendi i dyte

Mosha 13-14 vjec

Merili Islami vendi idyte

Mosha +15

Sara Moleci vendi i trete

Meshkuj

Mosha 8-9

Devis Ndoja  vendi i trete

Mosha 14-15

Eduart Zefi vendi i pare

Rezultatet Ekipore

Mosha 7-8 Vendi i pare

Mosha 9-10 vendi i pare

Mosha 11-12 vendi i pare

Trajner: Izmir Kashi-Latif Kashi-Shpresa Salja

(Video) Prononcimet e plota të Presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj, trajnerit të Vllaznisë Izmir Kashi, dhe pamje nga garat dhe ceremonia e mbylljes, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar-Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img