Thursday, November 20, 2025

“Abissnet Superiore”-Sot, dy sfidat e fundit të javës së pestë: Vllaznia-Vora(19:00), Flamurtari-Egnatia(19:00)

Lexo

- Reklamë -spot_img

E filluar dje me tre duelet e para: Bylis – Partizani(3-1), Tirana – Dinamo City(1-2), AF Elbasani – Teuta(0-0), java e pestë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit-Abissnet Superiore, vijon sot me dy sfidat e tjera.

Në Shkoder, Vllaznia pret në stadiumin “Loro Boriçi” Vorën debutuese, një ndeshje ku kuqeblutë kërkojnë rikthimin tek fitorja pas atij barazimi dramatik me Teutën kur në kohën shtese i iku fitorja nga duar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Ndërkohë, që nga ana e saj Vora, e cila ka përformuar mjaft mirë në javët e para, do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në përballjen e mbrëmjes së sotme, e cila nis në orën 19:00.

Në të njëjtën orën me çiftin, Vllaznia-Vora, në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës luhet një tjetër sfidë interesante, ajo mes Flamurtarit vendas debutues nga Kategoria e Parë dhe Egnatias kampione në fuqi, ku të dyja skuadrat kanë objektiv fitoren tre pikëshe.

Kalendari i Javës së 5-të të Superiores

Dje

Bylis – Partizani, 3-1

Tirana – Dinamo City, 1-2

AF Elbasani – Teuta, 0-0

Sot

Vllaznia – Vora, 19:00

Flamurtari – Egnatia, 19:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img