Lajmi i fundit që vjen nga sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka të bëjë me vendimin e trupës gjykuese që do të arbitrojë sfidën Vllaznia-Vora, e vlefshme për javën e pestë të kategorisë Abissnret Superiore.
Kështu, arbitër kryesor do të jetë Andi Koçi duke pasur si ndihmës anësorët, Xhuljo Mani dhe Delin Kasa. Arbitër i katërt është Klodian Prenga
Në sistemi VAR është Florjan Lata, ndërsa në AVAR, Erjon Bylykbashi.
Fatos LAMAJ



