Tuesday, December 2, 2025

Momente jo të mira për Flamurtarin, Presidenti Idrizi kërkon kthesen me Dinamon

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kuqezinjtë po kalojnë një krizë, pasi prej pesë javësh nuk kanë arritur ende të sigurojnë fitoren e parë,teksa kanë grumbulluar dy pikë.

Aktualisht mbajnë vendin e parafundit në klasifikim ,por paraqitja e skuadrës lë shumë për të dëshiruar. Karlos Garsia nuk po arrin të nxjer ekipin nga kjo errësirrë ku jan futur dhe momenti i vështirë që po kalojnë duket se ka mbushur kupën e Sinan Idrizit.

Presidenti ka patur një takim kokë më kokë me futbollistët, ku ka kërkuar përqendrim dhe vlerësim maksimal të çdo sfide dhe kundërshtari.

Humbja me Egnatian në shtëpi duket e pafalshme dhe kreu i klubit mjaft i mërzitur dhe i irrituar nuk ka kursyer aspak kritikat ndaj të tijve.

Dueli i radhës ndaj Dinamos do të jetë shumë vendimtar për skuadrën, ku fitoja është shumë e rëndësishme për të kaluar këtë moment negativ dhe për të rikthyer atmosferën pozitive në ekip.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img