Është mbyllur java e parë e kampionatit në futbollin e vajzave. Vllaznia, Teuta dhe Apolonia e nisën me fitore këtë edicion të ri.

Shkodranet triumfuan me rezultatin 9-1 në derbin kundër Atletik Klub. Teuta e nisi më së miri sezonin, duke fituar me shifrat e thella 10-0 kundër Lushnjes në transfertë, ndërsa Apolonia mposhti Egnatian me rezultatin 2-0.
Sfida tjetër e javës së parë mes Kinostudios dhe Gramshit është shtyrë ndërsa Partizani nuk zbriti në fushë këtë javë për shkak të ekipeve pjesëmarrëse.
Rezultatet e javës së parë:
Vllaznia 9-1 Atletik Klub
Lushnja 0-10 Teuta
Egnatia 0-2 Apolonia
Kinostudio – Gramshi, e shtyrë



