Sunday, January 18, 2026

Skënderbeu të rritur në Kategorinë e Parë, por U-19 kalon në raundin e dytë UEFA Youth League. Përballja e radhës me Aston Villan

Lexo

- Reklamë -spot_img

Skënderbeu për të rritur konkuron këtë sezon futbollistik në Kategorinë e Parë, por ekipi U-19 ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Youth League, pas suksesit të madh ndaj Inter Escaldes. Një tregues ky që garanton të ardhmen e futbollit korçar.

Skuadra korçare triumfoi edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Skënderbeu” me shifrat 5-0 duke vulosur kalimin më tej në këtë kompeticion. Në fakt, gjithçka ishte vendosur që në ndeshjen e parë të luajtur në “Estadi Nacional” të Andorrës, ku Skënderbeu U-19 fitoi me rezultatin e thellë 10-0.

Falë këtij suksesi, korçarët do të përballen në raundin e dytë me skuadrën angleze Aston Villa FC.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 22 tetor, ndërsa sfida e kthimit më 5 nëntor,

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img