Tuesday, December 2, 2025

Vllaznia-Edon Murataj, futbollisti surprizë te kuqeblutë. Nga alernativë, shndërrohet në lider

Lexo

- Reklamë -spot_img

Skuadra e Vllaznisë zhvilloi një merkato shumë aktive gjatë kësaj vere, duke afruar në skuadër emra të njohur si Sherif Kallaku apo Lirim Kastrati. Teksa emra të rëndësishëm të afruar në radhët e shkodranëve ishin edhe Bismark, Hakaj, Dros, Kuros apo edhe Gjinin. Futbollistë që shumica prej tyre janë shndërruar në titullarë në radhët e 9 herë kampionëve të vendit, duke dhënë kontributin e tyre me eksperiencën, por edhe cilësitë për të cilat janë bërë të njohur në kampionatin tonë.

Por, deri në këto momente është një tjetër futbollist i cili konsiderohet si afrimi më i mirë i merkatos. Dhe fjala këtu është për Edon Muratajn, mesfushorin fantazist të kuqebluve. I cili u afrua si anonim në fillim të verës te Vllaznia, ku shumëkush kishte dyshime rreth cilësive të 23-vjecarit.

E shpesh duke u konsideruar vetëm si një alternativë për sezonin e kuqebluve në Superiore. Megjithatë ishte trajneri Martini, i cili ka këmbëngulur deri në fund për ish-futbollistin e Lafnitz në Austri. Dhe besimi i 50-vjeçarit është shpërblyer më së miri nga ana e numrit “11-të”. I cili në këto 5 javë të para të kampionatit, ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur jo vetëm te Vllaznia, por në mbarë Superioren. E kështu duke marrë edhe vlerësimet edhe të opinionit të ekspertëve të futbollit në vendin tonë.

Ku eleganca, driblimet dhe fantazia janë ata që karakterizojnë Muratajn, i cili së fundmi gjeti edhe golin e parë me Vllazninë në kampionat në fitoren 2-0 ndaj Vorës. Një performancë mbi atë çfarë pritej nga ana e mesfushorit, që tashmë është shndërruar shumë i rëndësishëm për formacionin shkodran. Dhe një surprizë pozitive që vjen nga merkatoja për kuqeblutë, të cilët duket se kanë bërë goditjen me afrimin e fantazistit në radhët e tyre.

Endri ÇINARI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img