Është thënë edhe më herët, duke pasur parasysh atë listë të gjatë të lojtarëve cilëore që Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi ka financuar për t’i veshur kuqeblu, se Vllaznia e këtij sezoni është skuadra më e kompletuar në të gjitha repartet e lojës.

E megjithatë, edhe pse e tillë me lojtarë të nivelit të lartë, stafi teknik me në krye trajnerin Edi Martini, ka kërkuar edhe një tjetër emër në listën e dëshirave të merkatos.
Bëhet fjalë për një qëndërmbrojtës tjetër, sepse sipas stafit, me këto aktualët që janë në dispozicion, Vllaznia nuk garanton prapavijën. Dhe, për këtë është piketuar Jasmin Celikoviç, futbollist, që së fundmi ka luajtur për ngjyrat e klubit slloven FC Koper.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij është bërë edhe futbollisti Jasmin Celikovic. Ai luan në rolin e mbrojtësit të qendrës, është 26 vjeç dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe të njohura teksa së fundi ka qenë pjesë e sllovenëve të FC Koper.
Jasmin ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër.
Welcome #jasmincelikovic !”, thuhet në njoftimin zyrtar të KF Vllaznia.



