Monday, November 25, 2024

Vllaznia e madhe, kuqeblutë sfidojnë Partizanin në “Air Albania”, tashmë titulli mes Shkodrës dhe Durrësit

Lexo

Partizani-Vllaznia 0:1

(Shënues: Marku(penallti) 73’)

E premte, 21 maj 2021, ora 17.00, stadiumi “Air Albania” Tiranë

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj(Idrizaj 51’), Broja(Kristi Kote 76’), Murataj(Hasani 66’), Bardhi, Kardoso, Çinari, Stenio Zhunior. Trajner: Ilir Daja.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Imami, Kruja, Jonuzi, Krymi, Marku, Viktor Da Silva, Avdijaj(Dilaver 77’). Trajner: Thomas Brdariç.

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Tartari, Bregasi, i katërt Koçiaj, arbitra linje Cjapi, Bajramaj.

Partizani-Vllaznia, ndeshja më e rëndësishme e javës së 35-të të Kampionatit të 83-të Kombëtar të futbollit për Kategorinë Superiore e luajtur pasditen e sotme në stadium,in “Air Albania” ka përfunduar me rezultatin 0 me 1. Fatin e takimit e ka vendosur Helard Marku, i cili ekzekutoi me mjeshtri një penallti të dhënë në favor të Vllaznisë nga arbitri Enea Jorgji shndërroi në gol.

Ka qenë minuta e 73-të kur në një këmbëngulje të futbollistëve kuqeblu në zonën e të kuqve, është mesfushori Arsid Kruja që godet dy herë radhazi drejt portës së Partizanit, në të parin topi kthehet nga mbrojtja vendase duke u kthyer përsëri tek Krujë, që në të dytën topi devijohet nga dora e mbrojtësit të kuq Belica. Vllaznia, në fushë dhe në pankinë kërkojnë penallti. Gjyqtari Jorgji për momentin heziton duke u vonuar në vendimmarrjen e tij. Në vijim dallohet qartë që kërkon ndihmën e kolegut të tij të linjës Bajramaj përmes komunikimit me kufje e drejton gishtin për tek pika e bardhë e penalltisë.

Përpos momentit të penalltisë, që vendosi edhe fatin e kësaj ndeshje, duhet pranuar se ndeshja në fjalë dhuroi spektakëlnë fushën e lojës. Dy skuadra që luftuan fort gjatë të 90-të minutave, me një ritëm të lartë, plot dëshirë dhe këmbëngulje për të fituan dyluftimet, ku referuar për atë që dhanë në fushën e lojës duhet pranuar se Vllaznia ishte më lart në këtë ndeshje duke emerituar plotësisht fitoren e kësaj ndeshje.

Tre pikësh ky i Vllaznisë që rikthen shanset e fitimit të titullit kampion duke ndezur më tepër se kurrë atmosferën e tifozërisë kuqeblu, jo vetëm të atyre që shoqëruan skuadrën në kryeqytet, por edhe të një Shkodre të tërë që e ndoqi takimin përmes ekranit të televizorit. Atmosferë super festive edhe për atë numër shumë të madh të shkodranëve që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, të cilët për hirë të së vertetes gjatë këtij sezoni futbollistik kanë jetuar më tepër se kurrë me emocionet e kësaj Vllaznie.

Nga ana tjetër, humbja e pësuar në shtëpi ka shkatërruar plotësisht planet e Partizanit për titullin kampion duke bërë që tashmë titulli të  diskutohet mes Vllaznisë dhe Teutës që kryesojnë me pikë të barabarta. Kuqeblutë i luajnë 90-të minutat e fundit në “Loro Boriçi” përballë Laçit, ndërsa Teuta përballë Apolonisë. Titull ky që duket se do të vendoset përmes goleverazhit që për momentin, durrsakët janë me një gol plus nga kuqeblutë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img