Sunday, December 7, 2025

Bundesliga-Java e gjashtë/Bayern nuk ndalet, rrit epërsinë ndaj rivalëve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Bayern nuk tregon shenja ngadalësimi, pasi ka shënuar pesë gola kundër Pafos në Ligën e Kampionëve, vazhdon rrugën e fitoreve dhe në javën e 6-të të Bundesligës. Bavarezët goditën Eintracht Frankfurt pas vetëm pesëmbëdhjetë sekondash, duke kompletuar më pas një fitore 3-0, falë dy golave ​​të Luis Diaz (1′, 84′) dhe një goli të Harry Kane (27′).

Kjo fitore u jep bavarezëve një epërsi prej katër pikësh ndaj Borussia Dortmund, që u ndalën në një barazim 1-1 me RB Leipzig. Miqtë shënuan të parët me anë të Baumgartner 7’, ndërsa për verdhezinjtë goli i barazimit u shënua nga Couto 23’

Bayer Leverkusen fiton, 2-0 përballë Union Berlin me golat e Poku 33’ dhe Kofane 49’. Ëolfsburg është në një situatë të vështirë, bie në fushën e Augsburg, humbje 3-1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img