Sunday, December 7, 2025

(Intervista) Bojan Zogoviç: Parashikoj një sezon të “luftuar” deri në fund nga secila skuadër. Uroj një Vllazni kampione!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ka qenë një nga futbollistët e huaj i cili ka lënë kujtime shumë pozitive në aktivizimin e tij tek Vllaznia. Ku tifozët, por edhe opinioni sportiv kanë vlerësuar shumë performancat e tij me shkodranët dhe fjala është për Bojan Zogoviç. Portierin nga Mali i Zi i cili aktualisht luan me Arsenal Tivat në vendin fqinj dhe në një intervistë për “Panorama Sport”, ai ka folur për kampionatin shqiptar dhe në veçanti skuadrën e Vllaznisë.

Gardiani thekson se ende e ka “peng” mos fitimin e titullit kampion në edicionin 2020-21, teksa shpreson që ky të jetë sezoni i duhur që titulli të rikthehet në Shkodër.

Bojan, keni pasur mundësinë të ndiqni kampionatin shqiptar gjatë kësaj periudhe?
Jam munduar ta ndjek kampionatin shqiptar aq sa kam pasur mundësi. Kjo për shkak edhe të angazhimeve personale me skuadrën ku luaj aktualisht, Arsenal Tivat. Kam ende shumë miq në Shqipëri dhe mundohem t’i ndjek e mund të them se këtë sezon, por edhe në vitet e shkuara ka shumë rivalitet. Ka kudo garë, për kreun, mesin e tabelës apo edhe rënien nga kategoria. Pra, besoj se do ketë një sezon të “luftuar” deri në fund nga secila skuadër.

Ndonjë “peng” që ju ka ngelur…
Eh, titulli kampion në edicionin 2020-21 është një “peng” që besoj se iu ka ngelur të gjithëve që ishin pjesë e atij ekipi dhe jo vetëm mua. Them se më shumë se askush atë sezon e meritonte Vllaznia titullin, për lojën dhe dinamikën që i dhamë kampionatit. Ku në fillim të sezonit askush nuk na llogariste, por ne treguam në fushë cilësitë dhe futbollin tonë. Shpresoj që ai titull të kthehet këtë edicion në Shkodër dhe mundësitë janë të mëdha për ta bërë.

Endri ÇINARI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img