Kupa e Shqipërisë për edicionin 2025-2026 do të startoj zyrtarisht më 15 tetor,me zhvillimin e turit të parë,që pritet të sjellë përballje interesante mes skuadrave të Abisnet Superiore,Kategorisë së Parë dhe të Kategorisë së Dytë.
Pas turit paraeliminator,ku u kualifikuan Basania dhe Këlcyra,tashmë gjithçka është gati për raundin e parë të vërtetë të kupës,që do të luhet me sistem eliminimi direkt,në një takim të vetëm.
Kjo fazë do të shërbej si test për shumë skuadra,ndërsa pritet të ketë edhe surpriza,siç ndodh shpesh në këtë kompeticion.
Edhe në këtë edicion,formula e Kupës synon të krijoj një balancë mes ekipeve elitare dhe atyre të kategorive më të ulëta,duke ofruar mundësinë që edhe klubet më modeste të shkruajnë historinë e tyre në këtë turne tradicional.
Tetë skudra të Abisnet Superiore hyjnë në garën e kupës vetëm në muajin janar,pasi të jenë zhvilluar dy turet e para.
15.10.22025 ora 13:30
Skënderbeu-Basania
Iliria-Luzi 2008
Vora-Maliqi
Erzeni-Sopoti
Besa-Shkumbini
Kukësi-Tërbuni
Pogradeci-Delvina
Korabi-Veleçiku
Lushnja-Butrinti
Apolonia-Besëlidhja
Kastrioti-Devolli
Burreli-Shiroka
Flamurtari-Naftëtari
Luftëtari-Oriku
Laçi-Këlcyra
Fatos LAMAJ



