Shqipëria dhe Jordania e ndajnë në barazim 1-1 pjesën e parë të ndeshjes në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Ekipi mik nga Jordania ishte më kërkues dhe në pak prekje shkonte në zonën ton të rreptësisë.
Ndërsa tanët u munduan me disa vertikalizime të Hoxhës dhe Asanit nga krahët por dhe goditjet e Asllanit dhe Dakut të cilat u bllokuan.
Fillimisht realizuan miqtë ku pas një aksioni nga krahu i djathtë topin e ardhur në zonë e shfrytëzon mjaftë mirë Nizar i cili gjuan saktë duke mposhtur portierin Dajsinani.
Ndërsa pesë minuta nga fundi i pjesës së parë një aksion i shpejtë nga e djathta ku brenda zonës është Bajrami që tenton të kthej një top në zonë por mbrojtja mike e devijon në portën e tyre duke shkaktuar një autogol.
Dhe me shifrat 1-1 u mbyll pjesa e parë e cila pati një ritëm mjaftë të kënaqshëm nga të dyja skuadrat.
Fatos LAMAJ



