Sot luhet turi i parë i Kupës së Shqipërisë, teksa dje u luajtën dy ndeshjet e para ku u kualifikuan Korabi dhe Laçi,duke u lënë radhën tashmë ndeshjeve e ditës së sotme, me një pjesë të skuadrave të superligës, të gjitha ekipet e kategorisë së parë dhe ekipeve të kategorisë së dytë, por edhe më tej.
Sot pritet të luhen edhe 13 përballje të tjera, ku të gjitha takimet luhen me një ndeshje dhe kush fiton kalon më tej.
Skënderbeu pritet që ta ketë të lehtë fitoren sot ndaj një ekipi që pak njihet Basania. Pritet që në këtë takim trajneri Ernest Gjoka të aktivizoj në pjesën më të madhe lojtarët që kanë luajtur pak deri tani,ndërkohë që titullarët do ti kursej për ndeshjen e fundjavës ndaj Luftëtarit.
Po sot edhe Pogradeci do të kërkoj kualifikimin,teksa do të pres në shtëpi Delvinën dhe edhe kjo duket një përballje e lehtë për liqenorët që kan ndërruar edhe trajner dhe gjithë vëmendjen e kanë te kampionati,por edhe për kupë duan të shkojnë sa më larg.
Përsa i përket dy ekipeve të tjera të juglindjes që marin pjesë në kategorinë e dytë Maliqi dhe Devolli,sot kan pak shanse që të kërkojnë kualifikimin.
Maliqi luan një ndeshje shumë të vështirë përballë Vorës së superligës,ndërkohë që Devolli luan në transfertë me Kastriotin.
Në krahun tjetër përballë njëra-tjetrës do të vihen Iliria-Luzi 2008,Luftëtari-Oriku,Erzeni-Sopoti,Besa-Shkumbini,Kukësi-Tërbuni,Lushnja-Butrinti,Apolonia-Besëlidhja,Burreli-Shiroka,Flamurtari-Naftëtari.
Fatos LAMAJ



