Sunday, December 7, 2025

Abisnet Superiore-Sot, tre duelet e para të javës së shtatë: Bylis-Vllaznia(14:00), Egnatia-Dinamo(17:00), Tirana-Teuta(17:00)

Lexo

- Reklamë -spot_img

 

Abisnet Superiore ditën e sotme do të luaj tre ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të javës së shtatë,duele këto që do të luhen në dy orare të ndryshme.

Gjithçka ditën e sotme do të nis me sfidën në “Adush Mucaj”. Bylis do të pres në shtëpi skuadrën e Vllaznisë për të bërë mes tyre llogaritë e fitores,takim që nis në orën 14:00.

Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet paralelisht në Rrogozhinë e Tiranë.

Në “Egnatia Arena” përballë njëra-tjetrës do të vihen Egnatia dhe Dinamo,e cila padiskutim mer vëmendjen më të madhe të tifozëve.

Ndërsa në “Air Albania” do të sfidohen Tirana dhe Teuta,ku bardheblutë pas fitores spektakolare në derbi do të synojnë vazhdimësinë,ndërsa durrsakët do të tentojnë të ngjiten në klasifikim.

Kalendari i ndeshjeve të sotme për Superioren

Bylis-Vllaznia(14:00)

Egnatia-Dinamo(17:00)

Tirana-Teuta(17:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img