Wednesday, October 29, 2025

(Video) Superliga Volejboll Femra. Vllaznia vuan mungesën e përvojës, mundet në shtëpi nga Partizani 1-3. Humbja e pestë për kuqeblutë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Partizani  1-3(21-23, 20-25, 25-22, 20-25)

Kalendari i javës së gjashtë të Superligës së volejbollit për femra, ballafaqoi në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës, Vllazninë dhe Partizanin. Një ndeshje, e cila ashtu si edhe ato të mëparshmet pati përpjekjet e duhura nga ana e skuadrës kuqeblu, por përfundimi fiksoi rezultatin 1 me 3 në favor të Partizanit.

Referuar kronikës së lojës, Partizani ka fituar dy setet e parë më shifrat 21-25 dhe 20-25, por në të tretin Vllaznia luan shumë mirë dhe duke e fituar atë me shifrat 25-22 tenton të fitojë edhe të kartërtin për ta çuar ndeshjen me set final, por nuk ia del sepse është skuadra mysafire e Partizanit që fiton këtë set 20-25 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 1-3.

Në prononcimet e dhëna pas ndeshjes për Veriu Sport, trajnerin e Vllaznisë, Dorjan Tafa e shqetëson mungesa e përvojës, sepse, sipas tij skuadra bën volum vole, por nuk arrin të mbyll me sukses setet deri në fund.

Ndërkohë, trajneri i Partizanit, Andi Lundra, ndërsa pranon se Vllaznia e vuri në vështirësi, shprehet i kënaqur për fitoren. Duke folur për tre volejbollistet shkodrane që luajnë për Partizanin, Klavia Petëza, Xhesika Kaçi dhe Adma Mikopula, Lundra thotë se janmë baza e ekipit të kuq.

(Video) Prononcimet e plota të dy trajnerëve Dorjan Tafa dhe Andi  Lundra, si dhe pamje nga ndeshja, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img