Thursday, February 26, 2026

Premier League-Java e 8-të/ Manchester United mund Liverpulin 2-1 dhe ngjitet në kuotën e 13 pikëve. Kryeson Arsenali me 19 pikë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Seria e dobët e Liverpoolit vazhdon. ‘Reds’ humbën 2-1 në Anfield kundër Manchester United në javën e 8-të të Premier League, duke regjistruar humbjen e tretë radhazi në ligë (e katërta, duke shtuar dhe atë të Ligës së Kampionëve).

United e nisi mjaft mirë sfidën duke shënuar menjëherë me anë të Mbeumo (2′). Vendasit arritën të vendosin barazpeshën në pjesën e dytë me anë të Gakpo (78′), por Maguire (84′) riktheu edhe njëherë në avantazh Djajtë e Kuq.

Manchester United fiton me rezultatin 2-1 dhe ngjitet në kuotën e 13 pikëve, duke pushtuar Anfield për herë të parë që nga viti 2016. Liverpool mbetet i bllokuar në kuotën e 15 pikëve, duke vazhduar një periudhë krize, tani është 4 pikë larg kreut (Arsenali, 19 pikë).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img