Sunday, October 26, 2025

Partizani B kryeson Grupin B pas fitores ndaj Maliqit në Kategorinë e Dytë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Është luajtur java e 4-të në Kategorinë e Dytë të Grupit B. Partizani B ka marrë një fitore me shumë vlerë në transfertën e vështirë të Maliqit me golat e Gjuzi dhe Goga.

Nuk kanë munguar tensionet në këtë përballje, teksa Agolli te Maliqi dhe Gjuzi te kryeqytetasit janë ndëshkuar me kartonë të kuq. Pas 4 javësh, Partizani B grumbullon 12 pikë, lider.

Delvina mori fitore të rëndësishme kundër Shkumbin me rezultatin minimal. Butrinti ka treguar “dhëmbët” ndaj Eagle Football, 3 – 0.

Bylis B ia ka dalë të triumfojë në fushën e vështirë të Tomorit, duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve, kurse Oriku ka “hipotekuar 3 pikët ndaj Devollit. Tomori i Beratit pas 4 ndeshjesh ka vetëm 1 pikë, në vendet e fundit.

Maliqi 0 – 2 Partizani B (Gjuzi 67′, Goga 73′)

Delvina 1 – 0 Shkumbini (Nikolla 47′)

Eagle Football 0 – 3 Butrinti (Cordoba Palacios 57′, 90′)

Tomori 0 – 1 Bylis B (Sulovari 24′)

Devolli 0 – 1 Oriku (Shkreli 90′)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img