Monday, October 27, 2025

La Liga-Java e dhjetë/Real mund Barcelonën 2-1 në El Clasico. Vendosin golat e Mbappe dhe Bellingham

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ashtu siç pritej, sfida e javës së dhjetë të La Liga  ka dhuruar spektakël. Edhe pse sistemi VAR i anuloi një penallti dhe një gol, Real Madridi arrin të fitojë me meritë kundër Barcelonës me rezultatin fituar 2-1.

Dueli nisi shpejt, me Real Madridin që fitoi një 11 metërsh pa u mbushur ende dy minuta lojë. Pas rishikimit me VAR, kryesori Cesar Soto Grado ndryshoi vendimin dhe akordoi faull në sulm nga Vinicius. Barça e shumë dëmtimeve u duk e pafuqishme, teksa Kylian Mbappe ia doli të shënonte në minutën e 12-të. Edhe ky rast u ripa nga VAR duke anuluar golin e francezit për disa milimetra.

Në minutën e 22-të Kylian Mbappe shënoi golin e parë të vlefshëm për Real Madridin. Një pasim ‘kirurgjikal’ nga Bellingham bëri që sulmuesi francez mos gabonte përballë portierit Szczesny. Barça u shokua, por reagoi mirë në minutën e 38-të dhe ia doli të barazonte me Fermin Lopez, që u asistua nga Rashford.

 

Fundi i pjesës së parë ishte dramatik, pasi një krosim pa shumë pritshmëri në zonën e Barcelonës u kthye në asist për Militao. Mbrojtësi asistoi me kokë për Bellingham dhe anglezi nga pranë portës nuk gaboi duke shënuar golin e dytë për ‘Galaktikët’.

Minuta e 52 mund të kishte sjellë fundin e ndeshjes, por Kylian Mbappe nuk u tregua i saktë nga 11 metërshi. Paçka rasteve të tjera, sfida u mbyll 2-1 dhe Real Madridi me 27 pikë mban kreun e La Ligas, pesë pikë më shumë se Barcelona e vendit të dytë. Barça në fund e mbylli me dhjetë vetë pas daljes me karton të kuq të Pedrit.

Fundi i ndeshjes solli një sherr masiv mes futbollistëve dhe stolave të dy skuadrave, duke u dashur ndërhyrja e policisë për të ulur gjakrat.

Kështu, pas dy humbjeve të fundit të Real Madridit në ‘El Clasico’, skuadra e Xabi Alonsos ‘hakmerret’ dhe merr tri pikë. Kjo ishte fitorja e parë për Alonson si trajner në ‘El Clasico’.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img