Thursday, October 30, 2025

Serie A-Mjafton goli i Neres, Napoli mund Leçen dhe “blindon” vendin e parë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në ndeshjen e parë të javës së nëntë të Serisë A, Napoli mposhti Leçen 1-0 për të konsoliduar pozicionin e tij në vendin e parë.

Nga minuta e parë në fushën e lojës për skuadrën e Leçes ishin të pranishëm dhe Ylber Ramadani(luajti gjithë ndeshjen) e Medon Berisha(u zëvendësua në minutën e 77-të nga Balthazar Pierret)

Të kaltërit dominuan pjesën e parë në Via del Mare, por nuk arritën të gjenin goditjen fituese. Skuadra vendase u rrit në pjesën e dytë dhe madje pati një mundësi të artë për të marrë epërsinë, por Milinkovic-Savic bllokoi penalltinë e Camardas, e akorduar pas prekjes me dorë të Juan Jesus në zonë(56′). Pasi i shpëtoi rrezikut, Napoli shënoi golin e trepikëshit me Anguissas pas një goditje dënimi të Neres (69′).

Napoli me këtë fitore ngjitet në kuotën e 21 pikëve, në vendin e parë, ndërsa Laçe mbetet në kuotën e 6 pikëve në vendin e 16-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Luftëtari mbetet “kockë e forte” për Laçin. Kurbinasit pretendet për Superiore, nuk shkojnë më shumë se barazimi në Gjirokastër

Luftëtari-Laçi 0-0 Kartonë të verdhë:Lala 24,Zaimi 49,Çelkupa 55,Isteri 89,Ndreu 90+3/Xherrison 49,Bibo 71,Jakpona 85 Luftëtari:Mamadov,Zaimi,Isteri(Nika 90),Diamanti(Ndreu 60),S.Puci,Cereni(Brahimi 78),Stërling(Frashëri 90),Solomon(Th.Puci 78),Lala,Mukoj,Çelkupa Trajner:Besmir Shabani...
- Advertisement -spot_img