Sunday, November 24, 2024

(Konferenca) Futboll Superiore-Java e fundit/Vllaznia-Laçi në “Loro Boriçi, Brdariç kërkon fitore dhe shpreson për titullin

Lexo

Të mërkurën luhet java e fundit e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore. Vetë pozitat e ngjeshura në kreun e tabelës së klasifikimit lënë shteg që titulli mund të fitohet nga tre skuadra, Teuta, Vllaznia, Laçi, por edhe Partizani. Kjo ka bërë që Federata Shqiptare e Futbollit të parapërgatisë tre ceremoni, në Durrës(Teuta-Apolonia), Shkodër(Vllaznia-Laçi) dhe në Ballsh(Bylis-Partizani). Një ditë përpara sfidës së “Loro Boriçit”, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç u paraqitë në konferencën e shtypit, ku ndër të tjera pohoi se kuqeblutë janë të përqëndruar në duelin me laçjanët për ta mbyllur me fitore, ndërkohë që në varësi edhe të ndeshjes tjetër të Durrësit, shpresojnë tek titulli.

“Duhet ta sqaroj se nesër(të mërkurën) është finalja e sezonit, luhet kapitulli i 36 dhe për ne është ndeshje tjetër. Jemi të fokusuar në lojën tonë për të marrë rezultat pozitiv. Do luajmë mirë sepse është një betejë. Të luajmë për fitore, të jemi të bashkuar për një grup. Do luajmë dhe do bëjmë llogaritë pas këtij sezoni. Ne duhet të përqëndrohemi te ndeshja jonë, çfarë bëjnë të tjerët nuk na duhet. Ne askush nuk na besoi në fillim, teksa jemi në kualifikueset e Conference League. Janë në dritën e gjithë kamerave këto ndeshje dhe ne na intereson vetëm të fitojmë ndeshjen tonë. Nuk duhet të hyjmë në fushë me mendimin sa gola të shënojmë, më mirë të mendojmë si të fitojmë ndaj Laçit që ka një trajner me eksperiencë që ka fituar trofe. Ndoshta do na duhet edhe më shumë se fati për të arritur atë që thoni ju me golat.”, theksoi gjatë konferencës, Brdariç, ndërkohë që sqaroi edhe një bisedë që ka pasur me trajnerin e Teutës, Edi Martini:”Ajo e Edit ishte një taktikë, një skemë, i pashë në televizor që po festonin titullin dhe shpresoj t’i surprizojmë në fund.”

I pyetur për vazhdimësinë me Vllazninë dhe konkretisht për rinovimin e kontratës së tij me klubin kuqeblu, Brdariç, tha:”Na lini të bëjmë dy ndeshjet që kemi. Shkodra është në proces privatizimi dhe ai që do marrë klubin do bëjë rezymenë. Ai që merr klubin do vendosë, na lini të shohim dy ndeshjet sepse jemi pjesë ende për trofe. Shkodra të jetë krenar për lojtarët.”

Në fund, tekniku kuqeblu komentoi edhe mungesën për arsye kartonash të mesfushorit shkatërrues, Ardit Krymi. Sipas tij, Krymi është një lojtar me peshë, por skuadra ka kontigjent në stol për ta zëvendësuar. ”Nuk është gjë special, sepse kemi lojtarë të fortë. Zhgënjyese sepse Krymi është rritur shumë në lojë, megjithatë jemi gati”, përfundoi njëshi i pankinës kuqeblu, Thomas Brdariç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img