Vllaznia-Erzeni 3-1(25-19, 19-25, 25-20, 25-18)
Vllaznia: Nikolin Qafarena(Kapiten), Fatjon Çekini, Endri Jukni, Gersi Jula, Gilman Talani, Alberto Daniel Sierra, Sebastian Palacios, Gentjan Curraj, Sead Durro, Enid Daniku. Trajner: Artan Kalaja, Ermal Kraja
Gjyqtarë: Roland Mujo, Edison Kurti
Pas mbylljes së fazës së parë të Kampionatit Kombëtar të Superligës, volejbolli shqiptar ka nisur konkurimin në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë. Për ekipin shkodran Vllaznia, dueli i parë i Kupës ka qënë në shtëpi duke pritur ekipin e Erzenit të Shijakut.
Sfida e luajtur mbrëmjen e së premtes në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” ka nxjerrë fitues ekipin e Vllaznisë me rezultatin 3 me 1.
Por, për të mbërritur tek fitorja, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja nuk e kanë pasur të lehtë. Kjo, sepse pas fitores së setit të parë nga kuqeblutë me shifrat 25-19, në të dytin janë miqtë nga Shijaku që kundrapërgjigjen duke fituar me të njëjtat shifra, 19-25.
Barazimi i seteve 1 me 1, rihap takimin duke nisur gjithçka nga e para. Në të tretin, lufta sportive është shumë e fortë dhe me disa barazime radhazi, derisa është Vllaznia që e mbyll me fitore 25-20.
Seti i katërt ka dy misione për skuadrat në fushën e lojës. Vllazninë që kërkën fitoren e setit dhe të krejt ndeshjes 3-1, ndërsa në kampin shijakas, kërkohet marrja e këtij seti për ta çuar ndeshjen me set final.
Janë djemtë kuqeblu me në krye kapitenin Nikolin Qafarena, si dhe volejbollistin e ardhur nga Venezuela Alberto Sierra, i cili, sidomos në setin e katërt, topat e ardhur nga pasuesi Fatjon Çekini i përplas në parketin e gjysmëfushës shijakse, bëjnë që seti i katërt të mbyllet me shifrat 25-18 duke mbyllur të gjithë ndeshjen 3-1.
Në prononcimin e dhënë ekzkluzivisht për Veriu Sport, pas ndeshjes, trajneri kuqeblu Artan Kalaja, me përjashtim të setit të dytë, përgjithësisht u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës së tij. Sa i takon objektivit të Vllaznisë, në këtë kompeticion, Kalaja thekson se synimi është të kualifikohen në fazën finale.
(Video) Prooncimin e trajnerit Artan Kalaja si dhe ndeshjen e volejbollit, setin e dytë, tretë dhe të katërt, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOTUBUBE.
Gaspër MARKU



