Kryendeshja e javës së 11-të, Vllaznia-Dinamo, përpos rezultatit 1 me 0 në favor të Vllanzisë prodhoi edhe shumë zhurmë e komente rreth qëndrimeve në dy kampet përkatese me protagonist dy teknikët përkatës, Edi Martini dhe Ilir Daja.
I pari, që i përfshirë në emocionet e festimit të fitores së një ndeshje shumë të rëndësishme që e mbanin Vllazninë sërishmi në krye, bën një gjest të palëlqyeshëm në drejtim të kampit kundërshtar. Dhe i dyti, me deklarat e tij të pas ndeshjes që gjatë analizës së ndeshjes deklaron se Dinamo poi mëson Vllaznisë sesi luhet futboll.
Përballë një situate që realisht ka marrë përmasa të mëdha mediatike e më gjërë e përcjellë në opinionin sportiv, i pari që merr përsipër të bëjë hapin e parë për ulje të gjakrave, është Edi Martini, i cili përmes një statusi në profilin e tij të rrjeteve sociale, kërkon falje nga tifozëve dhe më gjë, duke shkruar:
“Tifozë shkodranë dhe jo vetem, më lejoni që me anë të këtij postimi du t’ju kërkoj ndjese për atë veprim të bërë pas ndeshjes nga ana ime, që ka pasur lidhje thjesht me emocionet e akumuluara pas një ndeshje të veshtirë që donim me çdo kusht ta fitonim dhe e arritem me shumë mund. Sa për ato hienat që dalin nëpër studio, i them që përveçse më motivoni mua dhe djemt e ekipit tim, nuk na bëni asgjë tjeter, sepse ne jemi VLLAZNIA.”



