Shqipëria do të përballet sot me Andorrën, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Trajneri Silvinjo ka dorëzuar në UEFA listën përfundimtare me 23 lojtarë sipas rregullores. Nga lista fillestare me 25 futbollistë, dy prej tyre jan lënë jashtë grumbullimit për këtë takim.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Klisman Cake dhe mesfushorin Adrion Pajaziti, të cilët do ta ndjekin sfidën nga tribuna.
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e fundit përgatitore në prag të ndeshjes. Dueli do të zhvillohet në stadiumin “Estadi Nacional” të Andorrës. Ndeshja Andorrë-Shqipëri nis në orën 20:45.
Fatos LAMAJ



