Universiteti “Luigj Gurakuqi”-Media 8-4
(Shënues: Julian Kraja(2), Fatjon Nurja(2), Emiljano Pjetri, Marjo Bregu, Ardian Hoti/Admir Uruçi(2), Armando Rustemi, Gjergj Kola, Luan Kadija)
Arbitër: Brikens Dragusha(Shkodër)
Krahas ndeshjes në mes Spitalit Rajonal Shkodër dhe Drejtorisë Rajonale Shkodër, e cila u fitua nga ekipi i Spitalit me rezultaitn 6-3, dita e dytë e Kampionatit të Futbollit Master me moshë mbi 40 vjeç që po zhvillohet në Shkodër nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, ka qënë edhe ballafaqimi tjetër, ai në mes ekipit të Universitetit “Luigj Gurakuqi Shkodër dhe ekipit të Medias Shkodër.

Një ndeshje, e cila nisi disi e barabartë dhe me një dëshirë të gazetarëve për të gjetur të parët rrugën e rrjetës, por nga ana tjetër ishin universitarët, të cilët me në krye kapitenin e tyre, pedagogun Fatjon Nurja( më herët një ish futbollist i Vllaznisë), të cilët kaluan të parët në avantazh me dy golat e shënuar nga Julian Kraja.

Megjithëatë, ekipi mediatik arrin të kundrapërgjigjet me golat e Armando Rustemit dhe Gjergj Kolës duke e barazuar rezultatin në 2-2, por një autogol në kampin e gazetarëve bën që pjesa e parë të mbyllet 3 me 2 në favor të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Fillimi i pjesës së dytë është më i mirë për universitarët shkodranë, ku falë dopietes së Fatjon Nurjes e çojnë në 5-3 avantazhin në favorin e tyre.
Minutat në vazhdim luhen nën administrimin e ekipit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, të cilët edhe me dy gola të tjerë me autorë Marjo Bregu dhe Ardi Hoti, kundrej dy golave nga ekipi i gazetarëve me autor Admir Uruçi dhe Luan Kadija, bëjnë që e gjithë ndeshja e drejtuar nga gjyqtari Brikens Dragusha të mbyllet me rezultatin 8-4 në favor të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër.
(Video) Pamje nga ndeshja, Universiteti “Luigj Gurakuqi”-Media 8-4, si dhe prononcimet e dy kapitenëve, Fatjon Nurja(Universiteti “Luigj Gurakuqi”) dhe Admir Uruçi(Media), mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



