Arbitri Italian, Marco Guida, do të gjykojë duelin Shqipëri-Angli. Kualifikueset e Kupës së Botës 2026

Lexo

- Reklamë -spot_img

UEFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në sfidën Shqipëri-Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, që do të luhet të dielën në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

Italiani Marco Guida do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes, ndërsa Giorgio Peretti  dhe Alessio Berti do të jenë asistentët e tij. Simone Sozza do të jetë gjyqtar i katërt, ndërsa Marco Di Bello gjyqtar i VAR-it.

Guida ka arbitruar finalen e Kupës së Shqipërisë, Kukësi-Laçi në sezonin 2015-2016. Është hera e parë që gjyqatri italian arbitron një ndeshje të Shqipërisë, por së fundmi ka gjykuar ndeshjen Kosovë-Slloveni (0-0) e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Besëlidhja mund kryesuesen Besa dhe nis ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Kategoria e Parë-Java e katërt

Besëlidhja-Besa 2-1(Shënues: Olamide 20', Bilali 45'/Prengaj 79') Kartonë të verdhë:Fetaj 45+1',Topallaj 46',Smaçi 49',Molla 65'/Prengaj 40',Rrena 50',Danladi 53' Besëlidhja:Molla,Topallaj,Janku,Bilali(A.Marku 71'),Alidema(Trashi 59'),Smaci(Hila 57'),Fetaj,Zabala,Shyti(Fusha...
- Advertisement -spot_img