Akademia Futbollit Bashkimi udhëtoj këto ditë në Gjermani me ekipin e moshave të vogla duke pasur në program zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore, si dhe shkëmbimin e eksperiacave me klubet homologe gjermane.

Në një prononcim të dhënë për Veriu Sport, kryetrajneri i Akademisë Futbollit Bashkimi, Ervin Alushi, shprehet i kënaqur me pjesëmarrjen, ndeshjet miqësore, takimet e punës me stafet e klubeve pritëse, por edhe vizitat e kryera në stadium e Dortmundit, si dhe pikat turistike të atjeshme.

“Ishte nje udhetim i paharrueshem, ku femijet patën rastin të luaja dy ndeshje miqesore: RWT TURKSPOR-KF BASHKIMI dhe SPVGG-HORSTHAUSEN-KF BASHKIMI. Në të dy ndeshjet lojtaret e ekipit treguan vetveten dhe bene ndeshje te shkelqyera. Përpos ballaafqimit në fushën e lojës, ekipi ynë vizitoj edhe Stadiumin e Dortmund, qytetin Koln dhe pishinat e mbyllura, si dhe ndoqi ndeshjen e Kombëtares Shqiptare 7×7.”, thotë kryetrajneri Ervin Alushi.
Në vijim, Alushi, falenderon edhe mbështetësit që mundësuan udhëtimin e tyre në Gjermani. “Nje udhetim i paharrueshem me vetem pak shpenzime per femijet, por me nje kenaqesi qe do ta mbajn mend gjate. Kjo fale njeriut qe na tregoj shume respekt dhe perkujdesje per femijet dhe per ne, Arben Lekaj, qe ekipi jone e falenderon jashte maset dhe i eshte mirenjohes gjithmone. Po ashtu edhe shqiptarve te tjere qe na u gjenden per ndihme ne qdo moment. Udhetim qe do mbesi gjate ne kujtese !”, përfundin kryetrajneri i KF Bashkimit, Ervin Alushi.
Gaspër MARKU



