Për Granit Xhakën ndeshja në “Fadil Vokrri” të Prishtinës do të jetë një takim i veçantë. Mesfushori i Zvicrës është shumë pranë historisë pasi në rast kualifikimi për atë do të jetë Botërori i katërt që merr pjesë.
Për të arritur një hap të tillë Zvicrës i duhet që të evitojë një humbje me më shumë se pesë gola përballë Kosovës. Një skenar ky që Xhakës as që i kalon ndër mend.
“Nuk mendoj kurrë se Kosova na mund 6-0”, tha Granit Xhaka. Në rast kualifikimi në Botërorin e 2026-ën skuadra e Zvicrës do të siguronte pjesëmarrjen e gjashtë radhazi në eventin më të madh futbollistik.



