Çifti i njohur shkodran, Vasenka Rangu dhe Gjon Leka, prej më shumë se 25 vitesh jetojnë dhe punojnë në Milano të Italisë, atje ku edhe përfaqësojnë fondacionin “Albitsol ”, e cila merret sistematikisht me ndërmjetësimin e disa aktiviteteve dhe marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë në fusha të ndryshme.

Krahas kontributeve të shumta në shërbim të komunitetit shqiptar, Vasenkes dhe Gjonit, që që jo rastësisht vjen nga bota e sportit kur kemi parasysh se është nipi i ish volejbollistit dhe trajnerit kampion të Vllaznisë Mark Kroqi, bënë të mundur që nëpërmjet një akordi që patën me organizatorët e Turneut të “Viareggio Cup” me një përvojë 75 vjeçare, ky event të përmasave të mëdha botërore, për herë të parë të dalë nga Italia përmes organizatës “Albitsol ”, që ato përfaqësojmë.

Në prononcimin që Vasenka Rangu-Leka dha për Veriu Sport, ajo shprehet e kënaqur që edicioni i parë i këtij Turneu Ndërkombëtar “Eagle Cup”, ekskluzivitet i njohur i “Viareggio Cup”, u zhvillua për herë të parë gjatë qershorit të këtij viti në Tiranë dhe Durrës me pjesëmarrjen e 12 ekipeve të kategorisë së të rinjëve U19 nga e gjithë bota duke i dhënë mundësinë edhe disa skuadrave shqiptare, mes të cilave edhe Vllaznia e Shkodrës.

Aktiviteti në fjalë u zhvillua përmes bashkëpunimit të Federatës Shqiptare të Futbollit me fondacionin “Albitsol ”, Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorët e “Viareggio Cup”.
E veçanta e këtij turneu ishte se fitues ishte Vllaznia e Shkodrës U19, gjë e cila e ka kënaqur së tepëri Vasenken dhe bashkëshortin e saj, të cilët i përkasin këtij qyteti me tradita të kahershme futbollistike.
Por, angazhimi i shkodranes Vasenka Rangu-Leka, nuk është mbyllur këtu, sepse në vijim u përkushtua së bashku me bashkëshortin e saj Gjon Leka për ta çuar edhe më tej bashkëpunimin dy palësh në mënyrë që takimi final i Superkupës së këtij turneu, mes ekipit kampion të turneut “Eagle Cup Albania”, Vllaznia U19 dhe Genoa U19, fituese e edicionit të 75-të të turneut prestigjioz Viareggio të zhvillohet në fillim të dhjetorit në Itali.

Një Superkupë kjo, e quajtur Super Viareggio Cup 2025, e cila është e para në historinë e këtij Turneu Ndërkombëtar e realizuat tërërisht nën inciativën e çiftit shkodran që përfaqësojnë fondacionin “Albitsol” me qëndër në Milano.
Në aspektin personal, Vasenka, një figurë shumë e njohur për kontributin që ajo jep prej vitesh për komunitetin shqiptar në Itali, është personazhi kryesor i këtij fondacioni me qëndër në Milano, e cila si juriste prej vitesh merret me pjesen administrative dhe organizative në politikat e ndryshme legale. Ndërsa, në lidhje me entuziasmin, pasionin dhe konsulencen teknike të fondacionet, ajo thotë që ka një staf të zgjeruar, ku një kontribut të madh ka edhe bashkëshorti i saj, Gjon Leka, pa lënë mënjanë edhe djalin Antonio, i cili vitet e fundit ka marrë përsipër angazhime serioze.
(Video) Prononcimin e plotë që Vasenka Rangu-Leka, dha për Veriu Sport në Itali, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



