Wednesday, November 19, 2025

Botërori 2026-Kosova barazon 1-1 me Zvicrën në “Fadil Vokrri”. Dardanët, sinjal pozitiv për sfidën e Play-Off-it

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kosovë 1-1 Zvicër(Shënues: Muslija 74′ / Vargas 47′)

Ashtu siç pritej, përballja me Kosovës dhe Zvicrës u shoqërua me një interesim të madh të tifozëve, ku ndeshja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” pati luftë të fortë sportive, ritëm por edhe spektakël.

Të parët që rrezikojnë janë zvicërrjanët me Aebischer që depërton brenda zonës duke godituri fort, por reagimi i portjerit Muriq ishte në nivelin e duhur. Në 45 minutat e para, të dy ekipet e kërkuan golin, por pjesa e parë mbyllet e bardhë, 0-0.

Dy minuta nga fillimi i së dytës, Zvicra kalon në avantazh me golin e shënuar nga Ruben Vargasin. Pas golit, Kosova reagoi fuqishëm ku trajneri Franco Foda ndërhyri me zëvendësime duke futur Edon Zhegrovën dhe Baton Zabërgjën.

Presioni i Dardanëve u shpërblye në minutën e 74-t, kur pas një aksioni të gjatë, topi u devijua drejt Florent Muslijes afër zonës. Mesfushori i Kosovës goditi menjëherë me të djathtën, duke e dërguar topin në shtyllën e djathtë, përtej duarve të Gregor Kobelit, në një gol spektakolar që elektrizoi stadiumin. Rezultati u barazua 1-1 dhe atmosfera në “Fadil Vokrri” u ndez.

Goli i barazimit i dha edhe më shumë moral Kosovës, e cila në minutat e fundit, ekërkoi me ngulm golin e fitores, duke ushtruar presion dhe freski në sulm, por pa mundur të krijojë rastin e pastër të dytë.

Përfundimisht, barazim 1 me 1, rezultat ky që me atë që u prodhua në fushën e lojës u konsiderua i drejtë. Loja e mirë e Dardanëve krijon një atmosferë pozitive dhe vetëbesim në kampin e Kombëtares së Kosovës duke dhënë sinjale pozitive para ndeshjeve të play-offit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img