Saturday, January 17, 2026

Akademia e Interit në Shqipëri. Ministri i Sportit, Blendi Gonxhja nënshkruan bashkëpunimin në Milano

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja gjatë vizitës në Milano ka zhvilluar një takim me Presidentin dhe CEO-në e F.C Internazionale Milano dhe drejtuesin e Inter Club Albania, me të cilët ka biseduar për vendosjen e një bashkëpunimi strategjik që synon ngritjen e standardeve të futbollit bazë dhe krijimin e mundësive për talentet e reja në Shqipëri dhe rajon.

Me një postim në rrjetin social Facebook, Gonxhja deklaron se së bashku me Giuseppe Marottën dhe drejtuesin e Inter Club ALbania kanë rënë dakord për hapat final mbi konkretizimin e një Akademie zyrtare të Interit në Shqipëri.

 “Në Milano, me Giuseppe Marotta, Presidentin dhe CEO-në e F.C Internazionale Milano së bashku me Juxhinin që drejton Inter Club Albania, për konkretizimin e projekt-idesë për Inter Academy Albania. Në qendër të bisedës ishte vendosja e një bashkëpunimi strategjik që synon ngritjen e standardeve të futbollit bazë dhe krijimin e mundësive për talentet e reja në Shqipëri dhe rajon.

U dakordësuam për hapat finalë dhe shumë shpejt pritet vizita zyrtare e delegacionit të Inter në Shqipëri i kryesuar nga Z. Marotta, ku do të zyrtarizojmë bashkëpunimin tonë.

Një zhvillim i rëndësishëm për sportin shqiptar në partneritet me një brand global dhe një gur themeli për edukimin sportiv të brezave të ardhshëm”, shkruan Gonxhja në rrjetin social Facebook.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img