UEFA i ka besuar një tjetër ndeshje arbitrave nga Shqipëria. Bëhet fjalë për takimin e vlefshëm për turin e pestë të Youth Legaue 2025-2026 mes Sparta Pragës dhe Atheltic Bilbao.
Kryesori i duelit që do të mbahet në Sports Centre Radotin është Florian Lata, i cili do të ndihmohet nga vijërojtësit Erind Burgu dhe Elvis Gjoka.
UEFA ka vendosur që arbitër i katërt i këtij takimi të jetë Jakub Ëulkan (Republika Çeke).



