Friday, November 28, 2025

Post Partizani-Vllaznia, Finalja e Super Viareggio Cup mes Genoas dhe Vllaznisë, Futsal, Kategoria e Dytë dhe Tretë, Kampionati i Futbollit 5×5 Master, sonte, ora 20:30, në Studio Sport-RTSH Shkodra

Lexo

- Reklamë -spot_img

Analiza e ndeshjes së javës së 12-të të Kategorisë Abissnet Superiore, Partizani-Vllaznia e mbyllur në barazim 1-1, pritet të marrë vemendjen kryesore të emisionit Studio Sport që si zakonisht transmetohet mbrëmjen e së mërkurës, prej orës 20:30 në RTSH Shkodra.

Të ftuarit e gazetarit sportiv Gaspër MARKU: Alsid TAFILI(Trajner futbolli), Edmond DOÇI(Trajner futbolli), Jetmir PODGORICA(Sekretar SHRFSH) do të ndalen e dhe tek pragndeshja e ditës së premte, Vllaznia-Teuta, e cila luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në kuadrin e javës së 13-të të Superiores.

Ndërkohë, vemendje do të ketë edhe për Finalen e Super Viareggio Cup mes Genoas U19 dhe Vllaznisë U19 përmes një lidhje direkte nga Italia me shkodranen Vasenka Rangu(Leka), Kordinatore e Aktivitetit).

Pjesë e këtij emisioni do të jetë edhe Futsala, e cila është në prag të nisjes së Kampionatit, por edhe Kategoria e dytë, si dhe Kampionati i Futbollit 5×5 Masters.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img