Thursday, December 4, 2025

Trajneri i Dinamos Ilir Daja pas fitores 6-2 në derbin kundër Tiranës: Meritën e kanë lojtarët, të gjithë kontribuuan për të shkuar te kjo fitore!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit Ilir Daja, pas ndeshjes, Dinamo-Tirana 6-2

“Unë do të thosha që ishte një fillim që na dha anë psikologjike, sepse të fillosh në 10 minutat e para 2-0 në një derbi është bonus i madh psikologjik dhe për kundërshtarin është e kundërta. Kishim gjetur mënyrën e duhur për të kapur mesin e fushës.

Sigurisht që shënimi i golave pastaj na e lehtësoi gati ndeshjen, sepse me një rezultat 3-0 pothuajse loja ishte e mbyllur, pavarësisht se në futboll ka ndonjë problem, se Tirana e hapi me 3-1. Por në fund kthehemi te fitorja dhe ajo që më pëlqen është fakti që bëmë një lojë kolektive shumë të mirë.

Kur luan me ekipe të mëdha si Tirana duhet ta respektosh deri në fund fare, se në momentin që në një superioritet golash nuk e respekton kundërshtarin, është më keq. Tirana meritonte respekt, përtej rezultatit të thellë që morëm.

Ishte start shumë i mirë, tranzicionet, nisjet e shpejta të aksioneve dhe në fund që ishte që asnjë nga lojtarët pothuajse nuk dilte nga detyrat dhe ajo pjesa që kërkonim sot u realizua. Meritën e kanë lojtarët, jo kur fitojmë e kemi ne dhe kur humbasin e kanë lojtarët, të gjithë kontribuuan për të shkuar te kjo fitore sot.

Kemi punuar me rrugët e daljes së topit, me aq mundësi sa kishim. Ndaj thashë që në kaq pak ditë nuk është meritë e stafit për të shkuar drejt fitores, por e lojtarëve për të zbatuar atë që kemi kërkuar. Kur ke pak ditë, ndeshjen duhet ta përgatitësh edhe në aspektin teorik, se nuk e mban intensitetin e lartë në stërvitje se ndeshjet janë të ngjeshura.

Të them të drejtën, kemi parë dy ndeshjet e fundit të Tiranës dhe ka qenë një performancë krejt tjetër me pozicionin që kanë në tabelë. Dhe ndoshta një pikë e fortë e jona është që e morëm me seriozitet Tiranën, jo duke e gjykuar nga pozicioni, por duke parë që kishte bërë goxha mirë me kundërshtarë të fortë si Egnatia dhe Flamurtari”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img