Saturday, December 6, 2025

Kategoria e Dytë-Java e 9-të/Besëlidhja shpartallon Adriatikun 10-0 dhe merr kreun e renditjes me 22 pikë, aq sa ka Shiroka që barazoi sot në Pukë 1-1. Fitore edhe për Sopotin dhe Erzenin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e nëntë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e dytë, grupi A, ka dhuruar 18 gola. Dhjetë prej tyre janë regjistruar në stadiumin “Besëlidhja” të Lezhës, aty ku skuadra vendase e drejtuar nga trajneri shkodran Elvis Plori ka shpartalluar Adriatikun duke e mundur me rezultatin e thellë 10 me 0.

Rraboshta dhe Akansase me nga tre gola, për të vijuar me Alcanin, Krujën, Ajazin, Vukajn janë autorët e golave për skuadrën lezhjane, e cila me këtë tre pikësh, duke përfituar nga barazimi i Shirokës në transfertë 1 me 1 ndaj Tërbunit të Pukës, merr kryesimin e grupit me 22 pikë, aq sa ka edhe KF Shiroka.

Rivalitet dhe emocione pati edhe në Shijak, aty ku Basania udhëtuese e trajnerit Erjon Mani kaloi e para në avantazh me Jurgen Gjinin, por vendasit e përmbysin në pjesën e dytë duke fituar 2-1.

Ndërkohë, skuadra tjetër e qarkut Shkodër, Veleçiku e drejtuar nga tekniku Besnik Duli nuk ia del në Librazhd duke u mundur me rezultatin 3-0.

Rezultatet e javës së 9-të Kategoria e Parë-Grupi A

SOPOTI 3-0 VELEÇIKU(Shënues: 6′ Aminu, 23′ Goçi, 41′ Najara)

ERZENI 2-1 BASANIA(Shënues: 52′ Kortez, 66′ Hasanaj/ 35′ Gjini)

TËRBUNI 1-1 SHIROKA(Shënues: 60′ Burgaj/ 3′ Musaraj)

BESËLIDHJA 10-0 ADRIATIKU(Shënues: 10′, 50′, 66′ Raboshta, 53′, 68′, 75′ Akansase, 77′ Alcani, 79′ Kruja, 80′ Ajazi, 92′ Vukaj)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img