Vllaznia dhe Bylis do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 16-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të nis në orën 16:30.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë takim.
Arbitër kryesor do të jetë Albert Doda i cili do të ketë ndihmësa të tij Erind Burgu dhe Edlir Malo, ndërsa arbitër i katërt është caktuar Klodian Prenga.
Në sistemin VAR do të jetë Erjon Bylykbashi, ndërsa në AVAR Florjan Lata.
Trupa gjykuese e ndeshjes Vllaznia-Bylis
Arbitër kryesor:Albert Doda
Asistent 1:Erind Burgu
Asistent 2:Edlir Malo
Arbitër i 4:Klodian Prenga
Var:Erjon Bylykbashi
Avar:Florjan Lata
Fatos LAMAJ



