Thursday, December 25, 2025

Superiore-Verdiket e javës së 16-të. Elbasani(32), Egnatia(31), Dinamo(26), Vllaznia(26) në katërshen e parë. Kërcënojnë Teuta(23), Partizani(22). Mbyllin tabelën Flamurtari(13), Tirana(8)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Me sfidën Dinamo City – Egnatia, e luajtur mbrëmjen e së dielës në “Air Albania”, uli siparin e javës së 16-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Kampionët në fuqi të Egnatias fituan me rezultatin 2-1.

Vllaznia barazoi në “Loro Boriçi” 1-1 me Bylisin, ndërsa me të njëjtin rezultat u mbyll edhe përballja Teuta – Tirana në “Niko Dovana”.

Partizani regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke mposhtur Flamurtarin në shtëpi me rezultatin 2-1.

AF Elbasani triumfoi 1-0 ndaj Vorës në “Elbasan Arena” dhe kryeson kampionatin me 32 pikë, i ndjekur nga Egnatia me 32, Dinamo dhe Vllaznia me nga 26. Katërshën e parë finalist e kërcënon dyshja Teuta, Partizani, të cilët renditen vetëm 3 dhe 4 pikë jashtë zonës së katërshes finaliste të “Final 4”.

Ndërkohë, dy skuadrat që mbyllin renditjen janë Flamurtari dhe Tirana, të cilët respektivisht  me 13 dhe 8 pikë, për momentin figurojnë në zonën e rënies nga kategoria Superiore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img