Wednesday, December 24, 2025

Vllaznia rrëmben edhe dy trofetë më të rëndësishëm të vitit: Megi Doçi për femra dhe Bekim Balaj për meshkuj, fitojnë trofeun “Topi i Artë 2025”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ceremonia e Mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2025” është mbyllur me dorëzimin e dy çmimeve më të rëndësishëm të këtij eventi, shpalljen e fituesve të trofeut “Topi i Artë 2025”.

Trofe këto që janë fituar nga dy kapitenët e Vllaznisë për femra dhe meshkuj, Megi Doçi dhe Bekim Balaj, të cilët më herët në këtë ceremoni u nderuan me trofetë “Këpuca e Artë 2025”.

Megi Doçi-“Topi i Artë” për vajza 2025

Megi Doçi, sulmuesja e Kombëtares shqiptare dhe e Vllaznisë, është shpallur fituese e çmimit prestigjioz “Topi i Artë” për vajza 2025.

Ky është trofeu i tretë i këtij lloji në karrierën e saj, duke e bërë atë një nga futbollistet më të spikatura në historinë e futbollit të vajzave në vendin tonë.

Në garë për këtë çmim të rëndësishëm ishin edhe futbollistet Xhesika Ndoj (Gramshi), Arbiona Bajraktari (Vllaznia) dhe Xhulia Xhindole (Apolonia).

Trofeu iu dorëzua Megi Doçit nga anëtarja e KE-së, Anila Basha.

Pas marrjes së çmimit, mes emocionesh, Megi Doçi u shpreh shumë e lumtur për rikthimin te fitimi i “Topit të Artë” për vajza, duke ia dedikuar këtë arritje familjes së saj dhe klubit të Vllaznisë.

Bekim Balaj-“Topi i Artë” 2025”

Bekim Balaj është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2025, duke u shpallur kështu futbollisti më i mirë i vitit në Shqipëri.

Në ceremoninë që po mbahet sonte në ‘Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit’, sulmuesi shkodran triumfoi përballë ‘rivalëve’ si Baton Zabërgja (ish-sulmues i Dinamo City), Mario Dajsinani (portier i Egnatias) dhe Dejvi Bregu (mesfushor i Dinamo City-t).

Ky është “Topi i Artë” i dytë në karrierën e sulmuesit të Vllaznisë. Presidenti Armand Duka i dorëzoi djaloshit shkodran trofeun më të rëndësishëm të mbrëmjes, duke e uruar për sezonin fantastik në radhët e Vllaznisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img