Suksesin e dy kapitenëve kuqeblu, Bekim Balaj dhe Megi Doçi në Mbrëmjen Gala të Ceremonisë “Topi i Artë” për vitin 2025, duke rrëmbyer trofeëtë më kryesorë të këtij eventi e ka përshëndetur Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, i cili ishte i pranishëm në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ku u mbajt ceremonia.
“Topi i Artë – Bekim Bala
Këpuca e Artë – Bekim Bala
Topi i Artë – Megi Doçi
Këpuca e Artë – Megi Doçi
Vlerësime të merituara nga FSHF.
Krenar për ju dhe për ngjyrat kuq e blu ”, shkruan presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, menjëherë pas ceremonisë.



