Wednesday, December 24, 2025

(Video) BOKS- Ekipi “Tërbuni Boks”, në Grand Gala de Box 2025 – Lyon, Francë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ekipi i “Tërbuni Boks” që drejtohet nga dy vëllezërit Emiliano dhe Klaodio Çekini, më herët ish kampionë me Vllazninë, ishte i pranishëm në Grand Gala de Box 2025 – Lyon, Francë.

Pas disa ditësh stërvitje të përbashkëta me ekipin Lyon Box (Francë), ekipi “Terbuni Boks” mori pjesë në një nga turnetë më të fortë ndërkombëtarë të vitit, Grand Gala de Box 2025, i zhvilluar në qytetin e Lyonit nga data 12–16 dhjetor.

Në këtë event prestigjioz, ku ishin përzgjedhur vetëm boksierët më të mirë, Terbuni Boks ishte i ftuar special, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë përballë kampionëve francezë.

Rezultatet e boksierëve të Terbuni Boks:

Jurgen Lazri (66 kg) – Kapiteni i ekipit zhvilloi një superndeshje, duke fituar me rezultat të pastër 3–0 ndaj boksierit Gentian Poci.

Biordi Çekini (48 kg) – Boksieri i perspektivës shpalosi talentin e tij, duke fituar bindshëm ndaj francezit Abou Hamza Atamna.

Agron Muriqi (75 kg) – Zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të karrierës së tij. Pavarësisht dominimit të qartë në ring, fitorja iu dha boksierit vendas Victor Brahim, për shkak të arbitrimit vendas.

Gabriel Çermeli (69 kg) – Ishte i përgatitur për të zhvilluar ndeshjen kundër Abdermane Lamache, por boksieri francez u tërhoq në momentet e fundit për arsye shëndetësore, duke e bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes.

Klevis Ramçaj (64 kg) – Në ndeshjen e tij të parë zyrtare, debutoi me një paraqitje të ekuilibruar kundër boksierit me përvojë Cherif Ali. Edhe pse nuk arriti fitoren, tregoi potencial të madh dhe një të ardhme premtuese.

Pashuk Gjoni (72 kg) – Në ndeshjen më të shumëpritur të turneut, përballë kampionit të Francës dhe një prej boksierëve më të mirë, Ramzy Mekhalef, zhvilloi një superduel të barabartë. Edhe pse fitorja nuk erdhi, paraqitja ishte në nivel shumë të lartë dhe e denjë për një kampion.

Në përfundim të turneut, paraqitja e boksierëve të “Tërbuni Boks” u vlerësua maksimalisht nga organizatorët dhe publiku sportdashës, duke dëshmuar se ekipi përfaqëson një nivel boksi konkurrues në arenën europiane.

Ekipi “Tërbuni Boks” falënderon tifozët e shumtë që ishin të pranishëm dhe në mbështetje të ekipit pukjan, si dhe uron suksese të mëtejshme për kampionët e këtij ekipi në aktivitetet e ardhshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

(Video) Pamje dhe foto nga stërvitja dhe ndeshjet e boksierëve të “Tërbuni Boks” në Francë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img